Home Aktuale KF “Tërnoci” në turneun mbarëkombëtar të futbollit “Tetova 2015”

KF “Tërnoci” në turneun mbarëkombëtar të futbollit “Tetova 2015”

126
0
SHARE

Sporti gjithnjë mbetet një vlerë e padiskutueshme që reflekton nivel qytetarie të një shoqërie. Sporti i futbollit në veçanti afirmon shoqërimin si një mundësi për të nxjerrë në pah vlerat më të mira sportive.

Futbolli gjithsesi ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në njohjen me të tjerët, në afrimin mes njerëzve dhe në promovimin e vlerave njerëzore.
Pikërisht në këtë frymë është edhe Turniri mbarëkombëtarë i futbollit për fëmijë që mbahet në pesë qytete, në Durrës, Ulqin, Tetovë, Pejë dhe Terrnoc. Ky turnir është një mundësi e mirë për të kultivuar frymën e njohjes dhe lojën e futbollit te gjeneratat më të reja. Është një mundësi e mirë për t’u shoqëruar fëmijët, për të këmbyer mes tyre vlerat e futbollit, por edhe vlerat e shumëllojta të hapësirave nga vijnë.
“Është kënaqësi të punosh për fëmijët që janë e ardhmja e jonë dhe e çdo familje, e çdo shteti dhe e mbarë kombit, siç është kombi shqiptar i ndarë dhe i shpërndarë në gjithë botën”
Kjo veprimtari jo vetëm që shpalos vlerat teknike të shkollës së futbollit që nga viti në vit pëson ndryshime dhe ec përpara, por ka edhe vlera të mëdha morale, ka vlera shpirtërore, afron fëmijët, fëmijët ecin, fëmijët rriten.
Le të vazhdojë tradita sportive, sporti le të jetë rrugë e bashkëpunimit e bashkimit kombëtar.
Turneu fillon me datën 26 nëntor me hapjen solemne te stadium në Qendrën Sportive  në Tetovë  me fillim në orën 09:30 (të gjithë fëmijët te Qendra Sportive)

26.11.2015  (e enjte)
Paradite:
Tetova  –  Ulqini në orën 10:30, Qendra Sportive 
Durrësi – Peja   në  orën  11:30, Qendra Sportive
Tërrnoci është  i lirë.

 Pas dite:
Peja  –  Ulqini          15:30, Qendra Sportive (fëmijët në orën 14:30 në stadium)
Tërrnoci –  Durrësi   17:00, Qendra Sportive (fëmijët në orën 16:00 në stadium)
Tetova është e lirë

 27.11. 2015  (e premte)

Paradite:
Tërrnoci  – Ulqini   09:30  Qendra Sportive (fëmijët në orën 9:00 ne stadium)
Tetova  – Peja  11:00  Qendra Sportive (fëmijët në orën 10:90 ne stadium)
Durrësi është  i lirë

Pasdite
Tërrnoci – Tetova në orën 15:30, Qendra Sportive (fëmijët në orën 15:00 në stadium)
Durrësi – Ulqini në orën 15:30, Qendra Sportive (fëmijët në orën 16:00 në stadium)
Peja është e lirë

                                                  28.11.2015  (e shtunë)

Durrësi- Tetova në orën 09:30, Qendra Sportive (fëmijët në orën 9:00 në stadium)
Peja – Tërnoci në orën 11:00, Qendra Sportive (fëmijët në orën 10:00 në stadium)