Home Aktuale KF “Tërnoci” është dhe do të mbetet i njerëzve të tij

KF “Tërnoci” është dhe do të mbetet i njerëzve të tij

249
0
SHARE

Kryesia e KF “ Tërnoci “ ka publikuar listën e donatorëve të klubit të cilët kanë grumbulluar mjete finansiare.

Aksioni ishte ndërmarrë javë më parë për tubimin e mjeteve financiare pasi sipas tyre  kulbi ishte  në një kolaps financiarë.

Aksioni për ndihmë financiare për KF” Tërnoci” mbyllet në fund të gushtit.

Aksioni për ndihmë financiare për KF” Tërnoci” mbyllet në fund të gushtit

Në vashdim mund ta lexoni postimin e plotë ta publikuar nga KF”Tërnoci”:

KF Tërnoci është dhe do të mbetet i njerëzve të tij.

Padyshim që mërgimtarët tanë, anekënd botës, përveç kontributeve të tyre të gjithanshme, obligimeve të tyre familjare e private, situatës pandemike në të cilën ndodhemi të gjithë, të shtyrë nga dashuria e madhe për vendin e tyre, në këtë rast për rininë e fëmijët e Klubit tonë e të tyre të zemrës, na kanë dhënë mundësinë që të fillojmë garat për vitin 2020/2021.

Ne si Kryesi e në veçanti lojtarët tanë, kësaj rradhe kemi vendosur ta bëjmë publike listën e donatorëve të aksionit të grumbullimit të fondeve për fillimin e sezonit 2020/2021, me dëshirën për ta falënderuar secilin mërgimtar me emër e mbiemër, madje edhe ata donator anonim për përkrahjen e vazhdueshme e të parezervë. Një falënderim i veçantë për ish lojtarët tanë që njiherit janë edhe ambasadorët tanë më të mirë.
Poashtu një shumë prej 272€ dhe 250 ChF, nga donatorë anonim ka arritur sot në xhirollogarinë e paraparë për këtë aksion.

Falënderim e respekt për të gjithë.

Kryesia e KF Tërnocit!