Ibrahim Tatlıses po vazhdon tretmanin në Miami të SHBA’ve pas operacionit në tru.
Ditë më parë u tha se 63 vjeçari ishte operuar me sukses, dhe tani kanë ardhur fotot e para.
Ato janë publikuar nga vetë këngëtari turk nëpërmjet Instagram, duke treguar se është vizituar nga të afërm dhe djali i tij, befasi e cila duket ta ketë gëzuar shumë atë.