Home Aktuale Këtë javë fillon hartimi i projekteve Serbo – shqiptare , për autostradën...

Këtë javë fillon hartimi i projekteve Serbo – shqiptare , për autostradën Nish – Prishtinë – Tiranë

123
0
SHARE

Gjatë kësaj jave do të përfundojë draftin e parë të projekteve serbe – shqiptare në lidhje me ndërtimin e autostradës Nish – Prishtinë dhe Tiranë me qasje në aeroport , si dhe rikonstruksionin dhe zgjerimin e hekurudhës Beograd- Bar , ka thënë kështu Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ndërtimit , Energjisë dhe Transportit Dejan Trifunoviç.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ndërtimit , Energjisë dhe Transportit Dejan Trifunoviç , tha sot se gjatë kësaj jave do të përfundojë draftin e parë të projekteve serbe – shqiptare në lidhje me ndërtimin e autostradës Nish – Prishtinë dhe Tiranë me qasje në aeroport , si dhe rikonstruksionin dhe zgjerimin e hekurudhës Beograd- Bar .
Siaps tij janë definuar projektet dhe gjatë javës do të bëhet drafti I parë I projekteve , më pas do të zhvillohet një takim në Bruksel dhe në Prishtinë dhe gjatë muajit prill dy kryeministrat ai I Serbia dhe Shqipëria do ti ofrojnë BE këto projekte madhore të autostradës dhe hekurudhës .
Ministri Trifuniviç ka thënë se Bashkimi Evropian me dashamirësi duhet të favorizoj projekte të tilla dhe se ata janë të vetëdijshëm se investimet kryesore ndodhin aty ku nuk ka infrastrukturë .Sipas tij interesi i Serbisë është dalja në portin shqiptar , kryesisht në Durrës dhe Vlorë , sepse ajo është pjesë e një koncepti më të gjerë në përpjekje për të ” marr ” të gjithë trafikun , të pasagjerëve dhe ngarkesave të mallrave nga porti grek nëpër Shqipëri në portin malazez të Barit, kështu për të trasuar rrugën për projektin kryesor i cili do të realizohet këtë viti pikërisht hekurudhorë Beograd- Budapest – tha ai .
Udhë kryesor sipas ministrit është sepse pasagjerët dhe mallrat do të shkojnë në drejtim Evropën Qendrore dhe ky është projekti Beograd – Budapest ./Lugina Press/