Home Aktuale Këshilli Komunal i Bujanocit propozon buxhetin për vitin 2019

Këshilli Komunal i Bujanocit propozon buxhetin për vitin 2019

226
0
SHARE

Këshilli Komunal i Komunës së Buajnocit ka mbajtur seancën e rradhës në të cilën janë miratuar 8 pika të rendit të ditës.

Pika e parë e rendit të ditës ishte “Propozim Vendimi i buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2019”.

Kryetar i komunës Shaip Kamberi deklaroi se buxheti i cili u përcaktua nga këshilli është 1.05 miliard dinarë dhe është planifikuar për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.

Sipas tij, ky propozim-vendim ka përfshirë shumicën e kërkesave të çdo sektori ndërsa ditën e enjte do të mbahet edhe një debat publik.

Për investime nga Trupi Koordinues janë paraparë 117 milion dinarë ndërsa nga buxheti komunal janë paraparë 114 milion dinarë për vitin 2019.

Kryeshefi për financa Boban Pavloviq i cili paraqiti planin financiar deklaroi se 20 milion dinarë janë paraparë për bujqësi, 10 milion për subvenciomin e bizneseve, 5 milion për media, 3 milion për OJQ-të, 2 milion SH.K.A – të, 10 milion për Sport dhe 5 milion dinarë është  shuma e ndarë për KKSH-në.

Na përcjellni në rrjetet sociale, apo shpërndajeni këtë postim