Home Shëndeti Kërpudhat parandalojnë përhapjen e kancerit të qafës së mitrës

Kërpudhat parandalojnë përhapjen e kancerit të qafës së mitrës

624
0
SHARE

Kuptohet që kërpudhat përmbajnë lëndë ushqyese të cilat ndikojnë pozitivisht në organizmin e njeriut, por së fundi është zbuluar edhe një veçori pozitive e tyre.

Sipas një hulumtimi të ri thuhet se kërpudhat mund ta luftojnë kancerin e qafës së mitrës.

Ky infeksion është një tumor që formohet në qafën e mitrës, shkaktar i të cilit është virusi i papilomës njerëzore ose HPV. Kanceri i qafës së mitrës ndodh kur qelizat e qafës së mitrës fillojnë të rriten në mënyrë jonormale dhe të pakontrolluar.

Ky lloj i kacerit është një nga kanceret më të shpeshta tek femrat dhe ka vdekshmëri më të lartë sesa ai i gjirit.

Një hulumtim i kohës së fundit ka nxjerrë të dhëna që vërtetojnë se kërpudhat japoneze mund ta zhdukin virusin HPV, i cili shkakton kancerin e qafës së mitrës.

Më shumë se 3/4 e femrave infektohen nga ky virus gjatë jetës së tyre, por një hulumtim amerikan ka gjetur se kërpudhat përmbajnë lëndë kimike të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e infeksioneve kancerogjene. Gjithashtu, në bazë të këtij studimi është konstatuar se përdorimi i kërpudhave e pakëson përhapjen e kancerit të qafës së mitrës.

“Ky studim nisi në vitin 2008. Rezultatet e fundme të tij dolën mjaft pozitive, nga të cilat mund të deklarojmë se lëndët kimike të cilat janë pjesë përbërëse e kërpudhave ndikojnë në parandalimin e virusit HPV”, tha dr. Judith Smith nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Texasit.