Home SPORT Kërkon t’i flasë Adnanit, përfundon në polici

Kërkon t’i flasë Adnanit, përfundon në polici

182
0
SHARE

Qindra shqiptarë të Greqisë që prisnin të ndiqnin Adnan Januzajn në fushën përballë Olympiakosit, kanë mbetur të zhgënjyer.

Talenti me origjinë shqiptare, jo vetëm që nuk luajti, por ai as ka qëndruar në vendin e zakonshëm ku qëndrojnë lojtarët jashtë 18-shes, pra mbrapa pankinës.

Januzaj e ka ndjekur ndeshjen Olympiakos-Manchester United nga një prej suitave VIP të stadiumit “Karaiskakis’, nën vëzhgimin e mprehtë të pesë bodyguardëve anglezë.

Madje, konsulenti i futbollit Drini Caushi, një shqiptar me banim në Athinë, ka përfunduar në polici, pas tentativës së tij, në përfundim të ndeshjes për të komunikuar me Januzajn dhe për t’i përcjellë atij mesazhin e miliona shqiptarëve për të luajtur me kombëtaren kuqezi.

Januzaj, dukshëm i shqetësuar ka preferuar të heshtë, ndërsa rojat private angleze kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë greke.
Këta të fundit e kanë shoqëruar Caushin në rajonin më të afërt të policisë, dhe tri orë më vonë e kanë lënë të lirë, pasi është kryer verifikimi i dokumentave.

“Isha duke pritur momentin e duhur për të takuar lojtarin shumë të përfolur, Adnan Januzaj. Nuk ma merrte mendja që do të përfundojë në polici bashkë me shokun tim, Alban Kasharin, vetëm pasi desha të bëj një fotografi me Adnanin. S’me ka ndodhur kjo as kur kam takuar yjet e futbollit botëror, Maradonën dhe Pelen”, ka theksuar Caushi në profilin e tij në Facebook.

Duket se mbajtja në izolim e Januzajt, ka qenë një përzgjedhje e paramenduar e drejtuesve të ekipit anglez. Përndryshe, talenti shqiptar nuk është parë për asnjë moment as në mjediset e hotelit luksoz “Asteras”, në gadishullin e Vuliagmenit, në bregdetin e Athinës

Gjatë dy ditëve të qëndrimit, edhe ushqimin ia çonin në dhomë, të cilën Januzaj e ndante me francezin Patris Evra.
Në rrugën nga kaloi autobusi me lojtarët e Manchesterit për të hyrë në hapësirën ku ndodhej hoteli, kishte dalë një grup të rinjsh shqiptarë, që mbanin në duar një pankartë me fotografinë e Januzajt dhe të simbolit kombëtar shqiptar, si dhe mbishkrimi “Gjithmonë shqiptar”.

Të rinjtë kanë demonstruar për shumë orë aty, me shpresën se në një moment do të mund ta shihnoin Januzajn, por pa rezultat.

LEAVE A REPLY