Home RISI & KURIOZITETE Kërcënonin njerëzit në Facebook dhe telefon, dënohen nëna dhe e bija

Kërcënonin njerëzit në Facebook dhe telefon, dënohen nëna dhe e bija

17
0
SHARE

Një nënë dhe e bija e saj janë shpallur fajtore, pasi i kanë futur fqinjët e tyre në një fushatë të çuditshme urrejtjeje, duke kërcënuar se do të vrisnin foshnjën e tyre tetë muajshe dhe duke përfshirë akuza false se një prift vendas ishte pedofil.

Lynne Portues, 54 vjeç dhe Natalie Veart, 21 vjeç kanë kërcënuar fqinjët e tyre, kanë akuzuar në mënyrë të padrejtë një prift vendas për pedofili dhe i kanë bërë telefonata tallëse policisë.

Veart i ka dërguar mesazhe në Facebook një klubi golfi dhe një praktikuesi besimi në datën 22 korrik vitin e shkuar, duke pretenduar se At Paul Allison ishte përfshirë në pedofili. Një javë më vonë, raundi i saj përfshiu fqinjët e derës ngjitur, të cilëve u tha se do t’u vriste vajzën tetë muajshe.

Kur u akuzua se kishte kërcënuar vrasjen e foshnjës, ajo u përgjigj: “A ju dukem gjë si vrasëse? Unë as nuk di të ngas makinën, çfarë lloj rrëmbyeseje mund të jem unë?”

Gjatë javës së sulmeve verbale të Veart ndaj fqinjëve, e ëma e saj i bëri 22 telefonata të panevojshme policisë në katër ditë. Ajo pretendoi se e bija ishte kërcënuar dhe se ato ishin të frikësuara të largoheshin nga shtëpia.

Vaert u shpall fajtore për dërgimin përmes rrjetit të komunikimit publik të mesazheve që ishin të një karakteri ofendues dhe kërcënues. Ndërsa Portues për përdorimin e rrjetit të komunikimit publik për të shkaktuar bezdisje ose ankth tek të tjerët.

LEAVE A REPLY