Home Aktuale Kërcënohet Edita Tahiri

Kërcënohet Edita Tahiri

183
0
SHARE

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri është kërcënuar nga një person nga komuna e Dragashit, i cili është vetëdorëzuar në stacionin policor në Dragash. I njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë. Kërcënimi ndaj Tahirit është bërë përmes mesazheve që janë dërguar në celularin e saj.

Burime të KosovaPress kanë shpjeguar se zëvendëskryeministrja është kërcënuar për shkak të bisedimeve që po mbahen në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo është kërcënuar dhe ofenduar përmes sms që i janë dërguar në numrin e saj të telefonit”, ka thënë ky burimi i Kosovapress.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri aktualisht ndodhet në Bruksel, megjithatë, kërëcnimin e Tahirit e ka konfirmuar këshilltari i saj politik, Gazmir Raci.

Ai ka thënë se javën e kaluar, ai bashkë me Tahirin, janë kërcënuar nga i njëjti person.

“Po është e vërtetë që në javën e kaluar kemi pranuar disa sms kërcënues ndaj zëvendëskryeministres, zonjës Tahiri, si dhe në ndaj meje si këshilltar politik i saj”, ka thënë ai.

Raci nuk ka dashur të komentojë se çfarë ka të shkruar në ata sms kërcënues, duke thënë se për këtë i kanë njoftuar organet e rendit, të cilët sipas tij janë duke u marrë me rastin.

Ky këshilltar politik ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Edita Tahiri kërcënohet nga personi i njëjt.

Ai ka thënë se edhe para dy ose tri vitesh në numrin e telefonit të Tahirit ka pasur mesazhe kërcënues nga i njëjti person.

“Po është hera e dytë këto vitet e fundit që kemi pranuar mesazhe kërcënuese nga i njëjti person”, thotë ai.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë dashur të deklarohen për këtë rast, duke shpjeguar se gjithçka çfarë mund të thonë është në raportin njëzet e katër orësh të ditës e premte, të javës së kaluar.

E në raport thuhet se të premten rreth orës 15:00 ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se në telefon ka pranuar një mesazh nga i dyshuari mashkull me përmbajtje kërcënuese dhe ofenduese.

“Rreth orës 21:48 i dyshuari është vetë dorëzuar në stacionin policor në Dragash, i cili është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë./

LEAVE A REPLY