Home Aktuale Kërcënimi ndaj gazetarit – sulm ndaj lirisë së shtypit

Kërcënimi ndaj gazetarit – sulm ndaj lirisë së shtypit

875
0
SHARE

Sot rreth orës 14:00 në hapsirat e shtëpisë së Jeton Ismailit në Tërnoc, redaktor dhe gazetar i portalit FOLonline, kanë hyrë dy persona, babë e birë, poashtu nga Tërnoci, duke kërcënuar me jetë familjarët e Ismailit.

Meqë Jetoni nuk ndodhej në shtëpi, siç raporton Fol Online  të sipërpërmendurit kanë kërcënuar dhe ofenduar bashkëshorten e tij e cila në ato momente ndodhej vetëm me tre fëmijë të vegjël.

Rasti është paraqitur në polici e cila pas pak minutash ka arritur në shtëpinë e Ismailit për të marrë deklaratë.
Poashtu ka arritur edhe ndihma e shpejtë e cila i ka ofruar ndihmën e parë bashkëshortes së Jetonit e cila pas rastit kishte pësuar trauma të thella.

Vlen të ceket se Jeton Ismaili është njëri nga gazetarët më të hershëm në Luginën e Preshevës, themelues i Radio “Tonit” dhe inicues i themelimit të Televizionit “Spektri” dhe korrespodent i “Deutsche Welle”. Kontributi i tij në fushën e informimit shqip në këtë rajon është i pakrahasueshëm.

“Lugina Press” dënon  kërcënimet e tilla, e sidomos në kohë pandemie. Gazetarët janë shtylla kryesore e informimit në Luginë e më gjerë.