Home SPORT Këpuca e Artë, vazhdon gara mes CR7 dhe Suarez

Këpuca e Artë, vazhdon gara mes CR7 dhe Suarez

97
0
SHARE

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është barazuar me Luis Suarezin me numrin e golave në garën për Këpucën e Artë në Evropë.

Portugezi shënoi dy gola në fitoren prej 4-0 të Los Blancos kundër Osasunas duke ngritur në 30-të numrin e përgjithshëm të golave të shënuar në La Liga këtë edicion.

Sulmuesi i Liverpoolit nuk arriti ta gjejë rrjetin në humbjen prej 2-0 kundër Chelseat, ashtu që mbeti në shifrën prej 30 golash (gjegjësisht 60 pikë), aq sa ka edhe CR7.

Pas tyre gjendet, sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa (me 27 gola), i cili po ashtu nuk realizoi në fitoren prej 1-0 kundër Valencias.

Aty është edhe Lionel Messi, i cili ka po ashtu 27 gola të shënuar, tre më pak se dy konkurrentët kryesorë.

Në top-dhjetë gjendet edhe veterani Luca Toni, i cili ka shënuar 20 gola në Serie A me Hellas Veronan.

Theksojmë se Ronaldo golat e tij i ka shënuar në 28 paraqitje, Luis Suarez në 31 paraqitje, Diego Costa në 33, kurse Messi në 28 ndeshje.