Home Aktuale Këngëtari nga Tërnoci MEDI anëtar i Crazy Ablanians kthehet në skenë

Këngëtari nga Tërnoci MEDI anëtar i Crazy Ablanians kthehet në skenë

140
0
SHARE

Muhamed Aliti(MEDI) nga Tërnoci i Bujanocit i kthehet skenës muzikore   ndryshe nga  herat tjera.

Anëtari i grupit   Crazy     Albanians  (MEDI) ka vendosur ti rikthehet skenës muzikore me këngën ” E bojna apet”.

Melodinë dhe inçizimin e këngës ” E bojna apet” e ka rezlizuar  “CRICKET MUSIC”, producent i njohur në botë e muzikës  shqiptare. Publikimi i këngës do të bëhet pas realizimit të video spotit.

Muhamed Aliti (MEDI) me prejardhje nga Tërnoci i Bujanocit jeton dhe vepron në Zvicër .Që nga fëmijëria ishte i dhënë pas muzikës. Vite më parë me grupin   Crazy    Albanians realizoi këngët ” DALE DALE” ” OJ TI QIKO” dhe “LOJA ME ZINGJIR” këngë këto të cilët ishin bërë hite të asaj kohe./Lugina Press/