Home Aktuale Këndi Amerikan në Bujanoc organizon kurs për kompjuter

Këndi Amerikan në Bujanoc organizon kurs për kompjuter

140
0
SHARE

Këndi Amerikan në Bujanoc(American Corner) ka filluar mbajtjen e një kursi për kompjutor për qytetarët e kësaj  komune.

11163745_10208959315205149_6664652109688571306_n

Të gjithë ata të cilët kanë njohuri të pakta të punojnë në kompjutor e që dëshirojnë të kenë njohuri në të, këtë mund ta bëjnë në kursin për kompjutor në Këndin Amerikan në Bujanoc.
Kursi ka filluar gjatë ditës së djeshme si një test por që zyrtarisht do të filloj të hënën i ka thënë Lugina Press, Berat Idirizi,  punonjës në American Corner në Bujanoc.

10150623_10208959316445180_1703273166983971035_n
Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të mësojnë të punojnë në kompjutor e që deri më tash kanë patur njohuri të pakta dyert janë të hapura të vijnë në këtë kurs të organizuar nga Këndi Amerikan thotë Idrizi.
Nga java e ardhshmë çdo të hënë nga ora 3 do të zhvillohet kursi për kompjutor i cili zgjatë 5 muaj.
Projketi në fjalë financohet nga ambasada amerikane në Beograd./Lugina Press/