Home Aktuale KDNJ: Kryeministri përdor gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

KDNJ: Kryeministri përdor gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

102
0
SHARE

 Këshilli për të Drejtat e Njeriut reagon ndaj qëndrimeve të Kryeministrit të Republikës së Serbisë, z.Aleksandar Vuçiq, të paraqitura në seancën parlamentare të 31 korrikut 2014. KDNJ vlerëson se tendenca e kreut të qeverisë për t’i kolektivizuar dhe etnizuar veprimet individuale qytetare ndaj shtetit, duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve sikur komunitet kombëtar, paraqesin jo vetëm botëkuptimin e tij politik jocivilizues dhe jodemokratik, por janë sidomos në shpërputhje me detyrimet ligjore dhe kushtetuese të vendit.

Rikujtojmë Kryeministrin e Republikës së Serbisë; se respektimi dhe jetësimi i të drejtave të njeriut, nuk varen nga përmbushja e detyrimeve qytetare ndaj shtetit, siç edhe e nënvizojnë dhe nënkuptojnë Neni 18 paragrafi 2 dhe Neni 19 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë.

KDNJ fton gjithashtu kryesuesën e Kuvendit Republikan, znj.Maja Gojkoviq,që ta respektoj rregulloren e punës së Kuvendit, në funksion të trajtimit të dinjitetshëm të secilit deputet dhe në përputhje me ligjet e Kushtetutën, të cilat e ndalojnë dhe ndëshkojnë diskriminimin dhe shprehjen e urrejtjes mbi baza racore, kombëtare dhe fetare etj.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut fton të gjitha organizatat dhe institucionet relevante vendore e ndërkombëtare, që të reagojnë ndaj qasjes shqetësuese të kreut të ekzekutivit të vendit.

 Shërbimi për Informim i Këshillit për të Drejtat e Njeriut

LEAVE A REPLY