Home Aktuale KDNJ: Forcimi i stabilitetit në Luginë të Preshevës bëhet përmes integrimit...

KDNJ: Forcimi i stabilitetit në Luginë të Preshevës bëhet përmes integrimit të shqiptarëve

6
0
SHARE

Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka paraqitur sot, në bazë të projektit të tij Forcimin e stabilitetit në Luginë të Preshevës përmes integrimit të pakicës shqiptare” analizën (MOS)Integrmimin e marrvëshjeve qeveritare në lidhje me luginën e Preshevës”.

 image-26-05-16-10-57

   Analiza është produkt i hulumtimit shumëmujor të cilën hulumtuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut e kanë realizuar, duke ardhur deri te të dhënat rreth integrimit të pakicës kombëtare shqiptare përmes intervistave, kërkesave për marrjen e informatave të rëndësisë së posaçme dhe përmes analizimit të të dhënave ekzistuese.

   Analiza hulumton nivelin e realizimit të marrveshjeve qeveritare në lidhje me Luginën e Preshevës- Planin dhe programin për zgjidhjen e krizës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ( I ashtuquajturi Plani Coviqit) I vitit 2001., Marrveshjen për riorganizimin e trupit koordinues e vitit 2009. Plani shtatë pikësh i vitit 2013.

image-26-05-16-10-57-1

  Avancimi më i madh sipas Belgzim Kamberit, kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut është i dukshëm në integrimin në nivel lokal, investimet e shtetit në infrastrukturë, në të drejtat individuale dhe ruajtje të stabilitetit. Gjithëashtu, ngecja më e madhe është vërejtuar në integrimin e shqipëtarëve në insitucionet e qarkut dhe republikane, në zhvillimin ekonomik, në të drejtat kolektive si dhe në praninë e më të tjeshme të forcave të armatosura speciale. Projekti realizohet me ndihmën e Ministrisë të punëve të jashtme të Zvicrës dhe Fondit për Shoqëri të hapur.