Home Aktuale KBI uron zgjedhjen e Ardita Sinanit, në krye të Degës së PVD-së

KBI uron zgjedhjen e Ardita Sinanit, në krye të Degës së PVD-së

192
0
SHARE

Partia për Veprim Demokratik, me seli në Preshevë, për herë të parë pas 24 vjet aktiviteti politik, të zgjedhe në krye të Degës së saj, Ardita Sinanin, një veprimtare e shquar e veprimtarive me interes shoqëror e kombëtar.

Partia për Veprim Demokratik, subjekti i parë politik në rajonin e Luginës së Preshevës, që ka një shtrirje në Preshevë, Bujnaoc dhe Medvegjë, bartëse e shumë projekteve kapitale për shqiptarët e këtij rajoni, gjatë procesit zgjedhor brenda-partiake, po tregon rezultate të reformimit pozitiv.

Zgjedhja e Arditës, Xhelalit dhe Sabriut, në krye të Degës së PVD-së për Preshevës, është treguesi i qartë se sukseset e këtij subjekti politik nuk do të mungojnë, në rrugën e zgjidhjes dhe afirmimit të çështjes shqiptare në Luginë të Preshevës.

Këshilli i Bashkësisë Islame, në Preshevë, i cili vepron në kuadër të BIPMB-së, uron përbërjen e re të Degës së PVD-së, duke i dëshiruar suksese në skenën politike, për një ardhmëri më të mirë të shqiptarëve të këtij rajoni, thuhet në urimin e kryetarit të KBI-së, për Preshevë, z. Granit Kamberi. Njofton Sherbimi Informativ pran KBI-se ne Preshjeve.