Home Aktuale KBI: Subjektet politike të bëjnë fushatë dinjitoze, por mos të shantazhojnë me...

KBI: Subjektet politike të bëjnë fushatë dinjitoze, por mos të shantazhojnë me emrin e KBI-së

175
0
SHARE

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, pas reagimeve dhe komenteve të shumta që janë bërë nëpermjet rrjeteve sociale dhe portaleve të ndryshme, për hirë të vërtetës dhe realitetit, njofton opinionin e gjerë se, vizitat që është duke i bërë, ato i bënë me qëllime të pastërta duke u munduar që të e unifikojmë faktorin politik në Komunën e Bujanocit.

Synimi i kësaj iniciative dhe vizitave të partive politike është që gjatë fushatave zgjedhore të iu shmangen gjuhës së vrazhdë dhe gjuhës së urrejtjes. Andaj i lutemi gjitha partive që garojnë në zgjedhjet lokale në Bujanoc, që të mos keqpërdoret institucioni i KBI-së. Ne gjatë këtyre vizitave ia dërgojme cdo lideri partiak edhe këtë dokument në mënyrë të shkruar e që e kemi cilësuar si apel, thuhet në njoftimin e sherbimi Informativ pran KBI-Bujanoc.

Ndërkohë KBI gjatë ditës së nesërme do ta vizitoj edhe Partinë Demokratike.

dokumenti-kbi-8019891977