Home Aktuale KBI në Bujanoc mbanë zgjedhjet e rregullta , kryetari do të...

KBI në Bujanoc mbanë zgjedhjet e rregullta , kryetari do të emërohet nga kryesia e BIK-ut(video&foto)

137
0
SHARE

Bashkësia Islame e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtuar zgjedhjet nëpër Këshillat e Bëshkësisë Islame (KBI) për anëtarë të këtyre insitucioneve lokale.

12745692_1122717751081482_2825631093178858669_n
Zgjedhjet sot janë zhvilluar edhe në Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc. Në këto zgjdhje kanë marrë pjesë 57 anëtar të kuvendit të KBI-së nga territori i komunës së Bujanocit ku kanë qenë të përfshirë imami së bashku me nga dy xhematë.

10370344_1122717667748157_1734389798424476387_n
Ndërkaq në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë edhe Ahmet Sadriu dhe Vedat Sahiti , anëtar të komisionit zgjedhor pranë BIK-ut të cilat kanë proceduar zgjedhjet e sotme.
Me këtë rast të pranishmit i përshëndeti Sulejman Fejzullahu kryetar i KBI-së ndërkohë fjalën e rastit e mori edhe Ahmet Sadriu nga BIK.

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=k27zRJYhvT8   ” width=”560″ height=”315″]
Ndërkohë është zgjedhur kryesia e punës e përbërë nga Sulejman Fejzullahu, Selim Zeqiri dhe Edmond Isufi.
Më pas zgjidhet komisoni për kandidimin e anëtarëve të këshillit i përbërë nga Ragmi Destani, Abdullah Saqipi e Musli Beqiri, të cilët përpiluan një listë prej 17 antëtarëve për këshilltar të mundëshëm të KBI-së.

12741966_1122717841081473_3864272978916525891_n
Ndërkaq 57 kuvendarët e KBI- së në Bujanoc kanë zgjedhur 8 anëtar të këtij organi nga 17 prej tyre së ishin në listë.
Zgjedhjet e sotme nëpër KBI nuk kanë përmbajtur ndonjë garë të fortë në mes të dy a më shumë kandidatëveër këryetar të KBI-së ngase sipas regullores së re , kryetari emërohet nga kryesia e BIK-ut.

12687969_1122717814414809_6684026252610115210_n
Tetë anëtarët të cilët kanë arritur votat për anëtarë të KBI-së janë Sulejman Fejzullahu me 39 vota, Agron Halimi 34 vota, Edmond Isufi 31 vota, Abdulmexhid Ramizi 29 vota, Shabana Hamidi 28 vota, Vedat Bakiu 27 vota Musa Beqiri 26 vota dhe Vesim Avdiu me 24 vota./Lugina Press/