Home Aktuale KBI i BIPBM-së në Bujanoc në vendin e duhur ndau ndihmat nga...

KBI i BIPBM-së në Bujanoc në vendin e duhur ndau ndihmat nga turniri humanitar

228
0
SHARE

Gjatë ditës së sotme janë shpërndarë pakot ushqimore dhe higjenike nga mjetet e tubuara nga turniri humanitar.

KBI e BIPBM-së në Bujanoc javën që lamë pas ka organizuar turnir humanitar në të cilin kanë marrë pjesë 20 ekipe.

Turnirin e fitoi ekipi Breznica nga Breznica.

“Me që ne si  organizator  patëm vendosur që ekipi fitues ka të drejtën të destinoj  se ku do të shpërndahen ndihmat ajo sot  u realizua”,  deklaroi sekretari i BIPBM-së Refik Memeti.

Memeti u shpreh se me që fituesi  i turnirit ishte ekipi nga Breznica ata kanë vendosur që ndihmat të shpërndahen në fshatin e tyre.

“Sot jemi këtu në Breznicë së bashku me ekipin fitues dhe falënderojmë këta djelmosha që paskën gjetur destinacionin e duhur për të shpërndarë ndihmat, po e shohim se këto familje vërtet paskën nevojë për këto” deklaroi Memeti.

Sekretari i BIPBM-së po ashtu falënderoi edhe një herë të gjithë ata që kanë kontribuar në turnir duke filluar nga ata të cilën kanë luajtur, referët, pronarin e fushës së sportit”Pipa”, ëmbëltoren “Kanita”, “Musa Company” dhe televizion “Spektri” për mbështetje mediale.

Njofton Shërbimi  për Informati pranë BIPBM-së