Home SPORT Kasami dëshiron edhe Kupën e Greqisë

Kasami dëshiron edhe Kupën e Greqisë

99
0
SHARE

Mesfushori shqiptar Pajtim Kasami, ndihet krenar që me Olympiacosin ka fituar titullin e kampionit të Greqisë. Mirëpo, ai nuk kënaqet me kaq, pasi dëshiron të fitojë edhe Kupën e Greqisë.

Olympiacosi të dielën ka siguruar titullin e Greqisë, tri javë pa përfunduar stinori. Për skuadrën ishte titulli i 42-të i Greqisë.

“Nuk kemi bërë ndonjë festë të çmendur, pasi na kanë mbetur edhe tri ndeshje kampionale dhe po ashtu dy ndeshje të Kupës. Duam të fitojmë edhe Kupën”, ka deklaruar Jasami, raporton “Koha Ditore”.

Në Kupë të Greqisë, Olimpiakosi gjendet në gjysmëfinale ku do të përballet me Apollon Smyrnin, transmeton Koha.net. Ndeshjen e parë në udhëtim e ka fituar 3:0, ndërsa ndeshjen e kthimit e luan më 28 prill.