Home Aktuale Karvani i Shkrimtarëve të Luginës orë letrare në dy shkolla në Bujanoc

Karvani i Shkrimtarëve të Luginës orë letrare në dy shkolla në Bujanoc

44
0
SHARE

Në komunën e Bujanocit , Karvani i Shkrimtarëve i Luginës”, organizoi tri orë letrare dhe ate në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në të dy ciklet shkollore dhe në shkollën e mesme “Sezai Surroi”.

Interesimi i nxënësve për ta dëgjuar fjalën e bukur artistike ishte në nivelin e duhur. Pati lexime nga poetët e pranishëm: Bilall Maliqi, Demush Berisha, Halim Hasani, Nehat Ramizi dhe Xhahit Ramadani.
Edhe nxënësit e të dy ndërrimeve të shkollës fillore “Naim Frashëri” recituan poezi të mësuara përmendësh gjatë procesit edukatio arsimor.
Orën letrare të ciklit të lartë të po kësaj shkolle e përcolli ekipi i RTV SPEKTRI.


Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” anëtarët e ”Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës” lexuan poezitë e tyre para nxënësve të cilët treguan zell dhe interesim të madh për t’i dëgjuar poezitë e poetëve të pranishëm, si dhe disa nxënës të zellshëm të po kësaj shkolle lexuan poezi dhe ese të tyre para poetëve të pranishëm: Hylja Ahmeti profili i mjekësisë, lexoi poezi, Besjana Fejzullahu po ashtu profili mjekësi, lexoi ese, Dafina Azizi, nxënëse e gjimnazit, lexoi ese dhe Albina Avdili po ashtu nxënëse e gjimnazit, lexoi një ese.
Vlen të theksohet se me këto tri orë letrare të mbajtura në këto dy shkolla të komunës së Bujanocit, përfundon Karvani i Shkrimtarëve i Luginës për vitin kalendarik 2018.

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=M6X5P-p8CYs ” width=”560″ height=”315″]