Home Aktuale Kapen dy shqiptarët me 13 kg marijuanë në Tabanoc

Kapen dy shqiptarët me 13 kg marijuanë në Tabanoc

93
0
SHARE

Autoritetet doganore të Maqedonisë ndaluan dje dy shtetas shqiptarë me 13 kilogram drogë të llojit marijuanë në vendkalimin kufitar Tabanoc midis Maqedonisë dhe Serbisë raporton INA.

Pas dyshimeve paraprake, autoritetet doganore kanë urdhëruar kontrollin e detajuar të makinës “Citroen Ksara Pikaso” me targa të Shqipërisë, që drejtohen nga një shtetas shqiptar 22 vjeç me inicialet F.K si dhe bashkëudhëtari i tij shtetasi shqiptar me incialet A.L, 22 vjeç.

Gjatë kontrollit të makinës droga u gjet në pjesë të posaçme të makinës, ku ishte fshehur droga. Makina ishte me ngjyrë të re dhe se pikërisht kjo ka dyshuar doganierët që të urdhërojnë kontrollin e detajuar. Në vendin e posaçëm në formë të bunkerit të rregulluar në disa pjesë të makinës janë gjetur 26 pako marijuanë, vlera e të cilave në tregun e zi do të arrinte mbi 40 mijë euro.

Dy shtetasit e rinj shqiptarë kanë pranuar se po transportonin këtë sasi droge për 3 mijë euro, dhe se ajo ishte rezervuar nga shtetas të tjerë shqiptarë dhe se duhej transportuar deri në Hamburg të Gjermanisë. Ndaj tyre është shqiptuar masë paraburgimi dhe se po vazhdojmë hetimet e tjera. (Lugina Press)