Home LAJME Kanceri vërshon Maqedoninë

Kanceri vërshon Maqedoninë

148
0
SHARE

Rreth 800 pacientë të rinj diagnostifikohen me kancer në mushkëri gjatë çdo viti në Maqedoni. Kanceri i mushkërive është lloji më I shpeshtë I kancerit në botë.

Ndërkaq, për një përqindje të vogël, në Maqedoni rritet edhe numri i pacientëve me kancer në gji, të cilët në vit arrijnë prej 650 deri më 750.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Klinikës për kirurgji torakale dhe vaskulare, prof. Zoran Spirovski. Spirovski ka potencuar se ata disponojnë me metoda bashkëkohore për trajtim të kancerit të gjirit. Në Klinikë, shton ai, operohen mbi 80 për qind e sëmundjeve të kancerit siç janë në mushkëri, ezofag, gjëndrat tiroide dhe në gji.

Në Maqedoni, vlerësohet se shkaku kryesor për kancerin është pirja e duhanit, ndërsa faktorët tjerë të rrezikshëm për paraqitjen e sëmundjes janë alkooli, joaktiviteti fizik, trashësia, konsumimi i dobët i pemëve dhe perimeve, ndotja e mjedisit jetësor, HPV dhe hepatiti B.

Gjinia mashkullore, në të shumtën e rasteve është e prekur nga kanceri në mushkëri, stomak, prostatë dhe në zorrën e trashë, ndërkaq që femrat në përgjithësi kanë tendencë të sëmuren nga kanceri në gji, mushkëri, stomak, zorrën e trashë dhe në mitër.

LEAVE A REPLY