Home Aktuale Kamberi:Urime Albin Kurtit

Kamberi:Urime Albin Kurtit

107
0
SHARE

Urime Albin Kurtit

Test i kaluar me sukses në zgjedhjet e djeshme, ishte dëshmi për forcimin e institucioneve dhe kulturës demokratike në Kosovë.

Albinit i uroj fitoren e arritur dhe sukses në këtë mandat, edhe pse po e merr Kosovën me përplot sfida.

S’ka dyshim se betejat politike të udhëhequra në vazhdimësi nga ai dhe lëvizja e tij u kurorëzuan me përkrahjen që dje i dhanë shumica e zgjedhësve në Kosovë.

Shpresoj që, për të mirën e shumë proceseve që po presin, sa më shpejt të krijohet qeveria e re, para së cilës po presin sfida të shumëfishta, prej të cilave vazhdimi i dialogut me Serbinë do të jetë prioritarë.

Pres që në agjendën e fituesit të këtyre zgjedhjeve, Lugina e Preshevës, të ketë trajtimin e merituar.