Home Aktuale Kamberi: Takim vllazëror me Presidentin Nishani

Kamberi: Takim vllazëror me Presidentin Nishani

148
0
SHARE

Vizita e tij në Bujanoc ishte Historike. Ajo, ndër tjerash, i mundësoi Presidentit të Republikës së Shqipërisë që të njoftohet nga afër me situatën në Luginë të Preshevës dhe të takoj qytetarë të shumtë nga kjo anë.

Edhe sot në Gjilan, me ftesë të kryetarit Haziri, Bujanoci ishte pjesë e Agjendës së vizitës së Presidentit, ndërsa në fjalimin e tij, Presidenti Nishani foli edhe për përkujdesje më të madhe për Shqiptarët e Luginës.

Vizita e bërë në Bujanoc u përmend edhe sot si një vizitë e veçant dhe vërtetë historike.

E tillë u konsiderua edhe nga ne dhe gjithë Lugina e Preshevës, prandaj, faleminderit z. President ka shkruar në facebook  kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.