Home Aktuale Kamberi priti Ambasadorin e Gjermanisë të akredituar në Beograd, E.T. Axel...

Kamberi priti Ambasadorin e Gjermanisë të akredituar në Beograd, E.T. Axel Dittmann

37
0
SHARE

Në vizitën e tij të parë në Komunën e Bujanocit, Ambasadori Dittmann shfaqi interesim të veçantë për situatën politike dhe ekonomike në Luginë të Preshevës, integrimin e shqiptarëve në institucione shtetërore, zgjidhjen e çështjes së teksteve mësimore në gjuhën shqipe dhe funksionimin e Këshillit nacional.

Me Ambasadorin Dittmann u bisedua edhe për rëndësinë e prezencës sa më të shpeshtë të ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës dhe monitorimin e pozitës së pakicave nacionale në vend.

Patur parasysh rëndësinë dhe rolin e madhë të shtetit Gjerman brenda Bashkimit evropian, Ambasadori Dittmann u sigurua se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë edhe më i avancuar dhe më i shpeshtë.