Home Aktuale Kamberi në Parlament: Kur do t’a ktheni lapidarin e UÇPMB-së në...

Kamberi në Parlament: Kur do t’a ktheni lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë

5
0
SHARE

Deputeti shqiptar në Parlamentin Serb , Shaip Kamberi, ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë , ndwrkaq nga Ministri i Arsimit ka kwrkuar emërimin e inspektorit arsimor për rrethin e Leskocit.

 Në seancën e sotme të kuvendit repubklikan, deputeti shqiptar Shaip Kamberi, ka theksuar se:

Një nga pyetjet që me të drejtë shqetësohen të gjithë pjesëtarët e pakicave kombëtare në Serbi, dhe unë besoj se edhe Qeverinë e Republikës së Serbisë, është shkalla e theksuar e distancës etnike në mes të shumicës së popullit serb dhe të komuniteteve pakicë.
Distanca sociale, e cila është përcaktuar si ” masë e afërsisë apo largësisë së individit apo individëve në lidhje me një grup shoqëror apo etnik, varet nga komponenti emocional të qëndrimeve etnike që besohet se ndikuojnë në paraqitjen e paragjykimit.
Në raportin e tij të tretë për Serbinë, Komiteti Këshillëdhënës mbi Konventën Kornizë thekson: “Marrëdhëniet ndëretnike në mes individëve në Serbi gjithashtu ende mbeten një fushë e rëndësishme e shqetësimit të Komitetit Këshillues; pasojat e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe konflikteve të përgjakshme që kanë ndodhur në këtë rast krijuan një ndjenjë të fuqishme dhe për fat të keq ndjesi të distancës etnike ndërmjet grupeve të ndryshme etnike.
Komiteti këshillues vëren me shqetësim se ksenofobia dhe jotoleranca fetare mbeten relativisht të përhapura; shkalla më e madhe e distancës etnike është shprehur ndaj shqiptarëve etnikë, kroatëve, më pas, romët dhe boshnjakët. ”
Distanca sociale si kategori e ndryshueshme që është shpesh nën ndikimin e mjeteve të komunikimit masiv apo faktorëve të tjerë, jam i sigurt se nuk ka rënë as sot, veçanërisht ndaj shqiptarëve, ndaj të cilëvet një numër i madh i mjeteve të komunikimit masiv, por shpesh deklaratat e zyrtarëve të lart shtetëror kanë të bëjnë brenda tashmë paragjykimeve të njohura dhe stereotipeve.
Distanca etnike, në mesin e faktorëve të tjerë, paraqet pengesë të madhe për promovimin dhe realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive.
Pra, pyetja ime për Qeverinë e Republikës së Serbisë si vijon:

A ka tashmë Qeveria e R.Sërbisë ose do të bëjë një strategji të veçantë për reduktimin distancën etnike?
2. pyetje për Ministrin e arsimit:
Kur do të shpallet konkursi për inspektorin e arsimit pranim me njohuri të gjuhës shqipe, për rrethin shkollor të Leskocit, duke pasur parasysh se inspektori i mëparshëm arsimor është në pension prej majit 2014.
Vetëm ti kujtojë, ministri personalisht, këtu para të gjithë ne, kishte premtuar se kjo çështje do të zgjidhet ” në fillim të vitit shkollor”, që do të thoshte, në shtator 2014 pra sot jemi në shkurt 2015 dhe kjo çështje nuk është zgjidhur ende.
3. pyetje për Ministrin e Punëve të Brendshme:
Më 20 janar 2013, Xhandarmëria ka hequr dhe konfiskuara lapidarian e ushtarëve të rënë të ish UÇPMB-s, të vendosur para ndërtesës së KK Preshevë.
Arsyeja për këtë veprim, ashtu siq atëhere zyrtarisht ishte transmetuar, është “mos zbatimi I rpocedurave administrative”.
Meqë vet lapidari nuk është subjekt i e veprës penale, por, siç thuhet, “moszbatimi i procedurave administrative” dhe ai, padrejtësisht mbahet në një vend të panjohur, pyetja ime për Ministrin e Policisë është:
KUR DO TA KTHEJË MPB LAPIDARIN E KONFISKUAR KOMUNËS SË PRESHEVËS NË MËNYRË QË TË KRIJOHEN KUSHTET PËR ZBATIM TË PROCEDURËS ADMINISTRATIVE DHE LEGALIZIMIN E VENDOSJES SË LAPIDARIT?