Home Aktuale Kamberi: Në Luginë s’e kemi të drejtën e flamurit kombëtar, e derisa...

Kamberi: Në Luginë s’e kemi të drejtën e flamurit kombëtar, e derisa në kohën e Jugollavisë s’ishte i ndaluem!(Video)

97
0
SHARE

“Kryeministri i Serbisë e ka konfirmue se janë ble armë, po ende s’ka diçka konkrete se a ka armë në Preshevë”, tha kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë, Belgzima Kamberi, n’emisionin Rrokum Roll.

“Kjo do te ishte nji ngarkese shtese per qytetaret”, tha Kamberi, tue shtue se “mjaft ka forca policore serbe ne Lugine”.

“Lugina asht e keqqeverisun”, vleresoi Kamberi,  sepse “po ka ndikim negativ nga qeverisja e Tiranes dhe Prishtines, e mandej edhe qeveritaret e Lugines po e udheheqin keq vendin”.

“Ka shume probleme edhe me organizimin e mbrendshem, sepse kapacitetet e mbrendshme i kemi shume te vogla”, shtoi ai.

“Lakmia dhe pushteti i kane ule deri ne kete pozite qeveritaret. Sa ma shume pushtet, aq ma shume lakmi e njerezve per me qene ne pushtet”, th ai.

“Flamuri kombëtar shqiptar asht i ndaluem me ligj në Luginë, e në kohën e Jugosllavisë kjo s’ishte e ndalueme”, tha Kamberi, tue shtue se probleme në Luginë janë nga politikat e përdoruna nga Serbia.

“Prishtina e Tirana duhet me disciplinue politiken ne Lugine, me marre persiper per me i tregue se si duhet me veprue ne menyre ma te ndergjegjshme”.

“Serbise nuk i konvenon nji gjenerate e re qe punon per te miren e Lugines. Serbia don me na shtyp, e jo me na pase partnere per me e ngrite cilesine e politikes te shqiptarët”, tha ai.

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=HpvB9XHOBP4    ” width=”560″ height=”315″]