Home Aktuale Kamberi: Në Buxhetin e Komunës së Bujanocit, sot, kanë ardhur edhe 20...

Kamberi: Në Buxhetin e Komunës së Bujanocit, sot, kanë ardhur edhe 20 milion dianrë nga rezervat e Buxhetit Republikan

49
0
SHARE

Në Buxhetin e Komunës së Bujanocit, sot, kanë ardhur edhe 20 milion RSD tjera, që Qeveria i ka ndarë komunave nga rezervat e Buxhetit Republikan.

Realizimi i Buxhetit të Komunës së Bujanocit me njëqind për qind po mundëson që gjitha obligimet e parapara me buxhetin e këtij viti t’i përmbushim ashtu siç edhe janë marrë si obligime.

Vlera e subvencioneve të paguara për bujqësi është 33 milion RSD, ndërsa, vlera e subvencioneve për biznes është 11.6 milion RSD.

Poashtu, sot, është bërë pagesa në vlerë prej 607 mijë dinarë, për bujqit, për inseminimin artificial të kafshëve.

Sot, komuna ka paguar 889 mijë RSD për familjet me persona me aftësi të kufizuara. Vlera e ndihmës për një familje ishte 7 mijë dinarë.

Në ditën e sotme, në llogarinë e Komunës së Bujanocit janë mbi 102 mil.RSD, që nënkupton përfundim viti me një bilanc tejet pozitiv, ka shkruar Kamberi në profilin e tij në facebook.