Home Aktuale Kamberi : Jonuzi nuk na fton në KKSH në takim me delegacionin...

Kamberi : Jonuzi nuk na fton në KKSH në takim me delegacionin nga Kosova por vjen në “At Home” me pi kafe me ne

185
0
SHARE

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi në rrjetin e tij në facebook ka reaguar ndaj kryetarit të KKSH-së Jonuz Musliu përshkak se nuk ia ka bërë ftesë Kamberit e Halimit për ta takuar delegacionin Kosovar në zyrat e KKSH-së i cili po qëndron në Luginë.
“Jonuzi nuk na fton në KKSh me u takuar me Komisionin parlamentar për Arsim të Kosovës, por, vjen në “At Home” me pi kafe me ne”. “Kjo nuk mund të quhet ndryshe veç prostitucion politik”, shkruan në profilin e tij në facebook Shaip Kamberi.
Delegacioni i Republikës së Kosovës i përbërë prej deputetësh nga Komisioni për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport i kryesuar nga deputeti Nait Hasani dhe ambasadori i akredituar në Beograd z. Valdet Sadiku po qëndrojnë në Luginë të Preshevës me çrast po takojnë përfaqësuesit politk e institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ndërkaq dy deputët shqiptar delegacionin kosovarë e pritën në  ambientet e kafiterisë”At Home”./Lugina Press/