Home Aktuale Kamberi: Hapja e pikëkalimit në Kapi mundëson afrimin dhe ruajtjen...

Kamberi: Hapja e pikëkalimit në Kapi mundëson afrimin dhe ruajtjen e bërthamës kombëtare në Medvegjë

46
0
SHARE
 Në mënyrë zyrtare është vënë gurthemeli i fillimit të punimeve në projektin e pikëkalimit kufitar në kapi, kryetari i komunës Begzad Sinani, Ministrja për Dialog Edita Tahiri, kryetari i Bujanovcit Shaip Kamberi, përfaqësues nga komuna e Medvegjës, Leme Xhema, drejtori i policisë kufitare, doganave dhe zyrtarë e përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme, qytetarë kanë marrë pjesë në fillimin e këtij projekti.
14570262_10153838104521300_3018351995505949336_n

Kryetari i komunës Begzad Sinani tha se ne si komunë së bashku me komunën e Medvegjes kemi bërë një kërkesë të përbashkët që është shqyrtuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës gjegjësisht zonja Edita Tahiri dhe kabineti saj që është arritur marrëveshje në Bruksel, qytetarët e dy komunave tona dhe gjithë qytetarëve do t’iu shkurtohet rruga drejt dy vendeve do të jetë më e shpejt shfrytëzoj rastin t`i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan për këtë projekt dhe ti uroj gjithë qytetarët ne do të vazhdojmë në realizim të projekteve të tjera në të mirë të qytetarëve.

Edita Tahiri ministre për dialog deklaroi se hapja e kësaj pike kufitare është rezultat i bisedimeve ndërmjet dy shteteve sovrane në mes të Kosovës dhe Serbisë sot jemi këtu për të zbatuar edhe një marrëveshje mes dy shteteve, është në përfundim edhe zbatimi i marrëveshjes së njohjes së diplomave ju uroj dy komunave kufitare për këtë projekt që do të lehtësoj lëvizjen e lirë fillimisht do të jetë pikëkalim kufitar për njerëz po besojmë që në të ardhmen do të bëhet edhe për mallëra.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip kamberi mes tjerash ka thënë  se hapja e pikëkalimit të ri kufitar Kapija në Sfircë, lehtëson dukshëm dhe u mundëson qytetarëve të Medvegjës një lidhje më efikase me Kosovën, por edhe me Preshevën e Bujanocin. Njëkohësisht, ky vendkalim kufitar mundëson afrimin dhe ruajtjen e bërthamës kombëtare në Medvegjë ka thënë Kamberi.