Home Aktuale Kamberi e Halimi: Gjendja e rëndë e shqiptarëve në Luginë

Kamberi e Halimi: Gjendja e rëndë e shqiptarëve në Luginë

80
0
SHARE

Ndaj gjendjes së rënduar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kanë reaguar deputetët shqiptarë të kësaj zone në Parlamentin e Serbisë raporton RTK.
Ata vlerësojnë se qeveria serbe, qëllimisht po i bishtnon obligimet që i ka marrë për zgjidhjen e kërkesave të shqiptarëve në Luginë, duke vazhduar logjikën e vjetër e cila po diskriminon shqiptarët e kësaj zone.
Deputeti Shaip Kamberi, ka thënë se qeveria serbe ka aprovuar të ashtuquajturin plan shtatë pikësh për realizimin e kërkesave të shqiptarëve që në vitin 2013, por nga ky plan nuk është zgjidhur po thuaj as një kërkesë.
Ndërkohë deputeti Halimi, ndaj të cilit ditë më parë prokuroria serbe ka ngritur aktakuzë si person përgjegjës i Partisë për Veprim Demokratik, për gjëja poshtërimin e flamurit dhe stemës serbe, me rastin e vendosjes së flamurit kombëtarë shqiptarë në zyrat e PVD në Bujanoc, më 28 nëntor të vitit të kaluar, ka thënë se qeveria serbe po ndjek logjikën e Millosheviqit.
Shkelja e vazhdueshme e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, mos përfillja e kërkesave për zgjidhjen e tyre, po ndikon që nga ky rajon në mënyrë të heshtur të zbrazet nga shqiptarët.