Home Aktuale Kamberi: Do të jemi më të fuqishëm

Kamberi: Do të jemi më të fuqishëm

141
0
SHARE

Deputeti i Parlamentit të Serbisë , Shaip Kamberi, ka thënë se do të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Sikurse kam punuar deri më tani, edhe më tutje do të vazhdoj të angazhohem dhe të punoj fuqishëm për t’i zgjidhur problemet me të cilat preokupohen shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka thënë Kamberi  për “Epokën e re”.

Ai ka premtuar se deputetët shqiptarë do të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Deputetët shqiptarë vazhdimisht e kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive që u janë bërë shqiptarëve, mirëpo nuk kemi pasur fuqi për t’i ndryshuar gjërat.

Tash pasi jemi dy deputetë në Parlamentin e Republikës së Serbisë do të angazhohemi edhe më fuqishëm për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve. Kjo është detyra jonë primare, në mënyrë që gjithë atyre problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët t’u ofrohet zgjidhje konkrete”, ka deklaruar Kamberi.