Home Aktuale Kabineti i Kryetarit të Bujanocit: KNSH, po luan rolin e ish komitetit...

Kabineti i Kryetarit të Bujanocit: KNSH, po luan rolin e ish komitetit të viteve të 80-ta

582
0
SHARE

Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit ka reaguar   ndaj komunikatës së Këshillit nacional të pakicës shqiptare në Republikën e Serbisë rreth “situatës së krijuar në arsim në Komunën e Bujanocit” e titulluar “Gjendjen e paligjshmërisë nëpër shkolla po e shkakton komuna”

 

Në reagimin thuhet se, Është hipokrizi e llojit, që Këshilli nacional shqiptar, që për koincidencë apo me qëllim, selinë e ka në po të njëjtën ndërtesë të ish-komitetit komunal të LKS-së, ku nga po e njëjta godinë, në vitet e ’70-ta, dhe sidomos në vitet e ’80-ta të shekullit të XX-të, emëroheshin drejtorët dhe organet e dhunshme nëpër shkollat shqipe, dhe po i njëjti Këshill nacional si për koincidencë, në tri vitet e kaluara me anë të ankesave, parashtresave por edhe lidhjeve klanore, besa edhe duke rifreskuar miqësitë e vjetra në Leskoc, Nish e më së shumti në Beograd, në shumicën e shkollave shqipe ka “arritur” të vendosë këshilla të përkohshëm duke anashkaluar vullnetin e arsimtarëve apo të prindërve, ndërsa në emër të administratës lokale, nëpër këto këshilla ka deleguar anëtarët më të “devotshëm” të PVD-ës.

  Këshilli nacional në tre vjetët e fundit për kundër vullnetit të arsimtarëve dhe prindërve që në mënyra plebisitare në shkollat fillore në Raincë dhe në Rahovicë ka votuar për emrimin e drejtorëve, KNSH me një këmbëngulësi të marrë ka penguar emërimin e këtyre drejtorëve, duke mos dhënë pëlqim për arsye të “panjohura”, duke demostruar forca dhe dhunë ndaj këtyre institucjoneve shkollore. Në reagim gjithashtu thuhet se, Është ironik dhe sarkatik iluzioni se pushteti lokal ka anuluar këshillat e përkohshëm të emëruar nga Beogradi, dhe angazhimi i pushtetit lokal në normalizimin e gjendjes në shkollat shqipe, nga KNSH dhe “kutimbushësit e 16-të marsit”, cilësohet si ndërhyrje direkte në ingerencat e “ministrit teknik të arsimit”. Rasti i fundit i ndërhyrjes në ShF “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, ku triumvirati i përbërë nga: KNSh, “kutimbushësit e 16-të marsit” dhe “miqësia e vjetër” me “ministrin teknik”, përdhosën votën e arsimtarëve dhe të prindërve, duke sjellur si anëtarë të dhunshëm, njerëzit që sukses të vetëm jetësor kanë të qenurit anëtar të ndonjë këshilli të dhunshëm. Shkollat shqipe përkundër këtyre tentimeve dhe paralajmërimeve, për ngritje të padive nga ky “triumvirat” famëkeq, prapëseprapë do të krijohen kushte normale të shkollimit të gjeneratave të reja, ndërsa këshillat e shkollave do të emërohen nga ata që janë legjitim për t’i zgjedhur sepse, EUFORITË zgjasin shkurtë, dhe kjo euforia e “16 marsit” mundet të zgjasë sa kjo bora e prillit, sepse veprimet më antidemokratike të një Këshilli nacional, i cili ka marrë rolin e patericës së partisë së Riza Halimit nuk mundet të zgjasin në përjetësi, dhe se në vend që të kryej punët për të cilat edhe është i themeluar, deri më sot nga ky KNSh të vetmën punë që e kemi parë është krijimi i amullisë, relativizimit dhe përdhosjes së shkollave shqipe, për të cilat shkolla nga kjo popullatë është bërë sakrificë e madhe që ato të hapen, ndërtohen dhe të mirëmbahen duke krijuar kushte dhe komfor optimal për nxënësit dhe personelin arsimor, thuhet në reagimin e kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit.