Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (e martë), ka ndërruar jetë mësuesi i njohur nga Bujanoci, Latif Thaçi.
Mësuesi, Latif Thaçi, për 32 vite ka punuar si mësues klasor në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Latif Thaçi ka lindur në fshatin Muçivërcë të komunës së Kamenicës. Shkollën fillore e ka kryer deri në klasën e katërt në Roganë, dhe e ka përfunduar në Gjilan, ndërsa shkollën normale në Prishtinë.
Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër (e mërkurë) në varrezat e qytetit në Gilan.