Home Aktuale Ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së nga Strezoca, Dilaver...

Ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së nga Strezoca, Dilaver Musliu

147
0
SHARE

Njofton familja Musliu nga fshati Strezoc dhe në diasporë, se sot papritmas, është ndarë nga jeta, babai, vëllau, kusheriri ynë, Dilaver Musliu. Varrimi bëhet nesër më (28.06.2017), me iqindi në varrezat e fshatit Strezoc, komuna e Preshevës. Prandaj, kush ka mundësi, që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit është i mirëpritur nga famija e farefisi, si dhe miqë të shumtë, që ka pasur i ndjeri. Z.Dilaver Musliu, ishte i lindur më 22.11.1946 dhe ndërroi jetë sot, më 27.06.2017, në Strezoc komuna e Preshevës.

Njoftojmë gjithë familjen, miqtë, farefisin shokë, si dhe gjithë ata, që e kanë njohur, veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtar, z.Dilaver Musliu, se ai sot, në orët e pasdites, papritmas në fshatin Strezoc, komuna e Preshevës, ka ndërruar jetë. Z.Musliu, ishte veprimtarëi i dalluar i çështjes kombëtare, luftëtarë i dy luftërave, asaj të Kosovës dhe në Luginë të Preshevës. I ndjeri, për një kohë të gjatë, ka jetuar edhe në Shqipëri e Kosovë dhe kohëve të fundit ka jetuar edhe në fshatin e tij Strezoc. Ishte ai, që me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptarë, me disa vëllezër të një gjaku e gjuhe, me Ekrem Avdiu – Gjilan, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë, kishin shkuar në këmbë për në Vlorë.

Ajo ishte forma që ata kishin zgjedhur për të shënuar festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe për të përcjellë mesazhin e tyre, se jemi një. Ata hiq më pak se 18 ditë arritën në Vlorën heroike dhe dërguan mesazhin e qartë, se jemi një, kuq e zi. Z.Musliu, rrjedh nga një familje e njohur atdhetare, ku kanë dhënë edhe dëshmorë për flamurin tonë kombëtar kuq e zi, dëshmorin e UÇPMB-së, Mitat Musliu.

Njofton familja Musliu, në Strezoc dhe diasporë, se nesër me iqindi bëhet edhe varrimi në varrezat e fshatit Strezoc, komuna e Preshevës. Prandaj, kush ka mundësi, që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit është i mirëpritur nga famija e farefisi, si dhe miqë të shumtë, që ka pasur i ndjeri.

Me këtë rast, me të marrur këtë lajm, kryesia e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, me seli në Gossau të St.Gallenit, kryesia e Shoqatës Humanitare “Medvegja”, me qendër në Fully të Valisit, me kryetar z.Zenel Neziri, kryesia e Asociacionit “Sos Medvegjë-Çamëri”, me qendër në Gjenevë të Zvicrës me kryetar Fadil Selmani i shprehin ngushëllime familjes Musliu në Strezoc e gjithandej, ku gjendet, si dhe kryesia e Institutit Shkencorë Helvetikë të Europës Juglindore, shpreh ngushëllime familjes Musliu dhe gjithë atyreve, që e kanë njohur të ndjerin. I qoftë i lehtë dheu i Luginës së Preshevës, që për ate copë atdheu, rrezikoi shumë herë edhe jetën. I përjetshëm qoftë kujtimi për z.Dilaver Musliu!/ D.H, Zvicër