Home Aktuale K O N K L U Z I O N: NGA SHTABI...

K O N K L U Z I O N: NGA SHTABI PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

310
0
SHARE
  1. Ndalohet operimi i të gjitha objekteve hoteliere në territorin e komunës së Bujanocit (restorante, kafiteri, bare, kafene, qebaptore, piceri, pastiçeri, restorantet në hotele dhe objekteve të tjera të hotelierisë), objekteve për argëtim dhe lojëra dhe objektet e lojërave të fatit (bastoreve, etj.), derisa të shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme, me atë që urdhëresa nuk vlenë për kuzhinat e objekteve të hotelierisë në të cilat do të merret ushqimi dhe do të dorëzohet i njëjti.
  2. VENDIMI për masat e veçanta për ofrimin e shërbimeve në fushën e tregtisë me pakicë, i cili përfshin shitjen e ushqimit dhe pijeve në institucionet e hotelierisë dhe shitjen e ushqimit të mbartur, parashikon:
  • Personat juridikë dhe sipërmarrësit e angazhuar në tregtinë me pakicë, që përfshin shitjen e ushqimit dhe pijeve, domethënë ofrimin e shërbimeve, vazhdojnë të zbatohen duke aplikuar një masë të veçantë të mbrojtjes së punonjësve dhe përdoruesve të shërbimeve – që nënkupton që shërbimi dhe ofrimi i ushqimit dhe pijeve për mysafirët nuk mund të ushtrohet drejtpërsëdrejti brenda dhe në verandat e hapura, pavarësisht nëse të ftuarit shërbehen në tryezë apo vetëshërbehen me ushqime e pije të ekspozuara; nëse mysafirët të drekojnë në ushqim të përgatitur në object, gjegjësishtë në restorante, kafene, restorante të ushqimit të shpejtë, restorante dhe bare të lidhura me trafikun kur operohet nga njësi të veçanta, restoraneve, menzave dhe kantinave në të cilat nën organizimin e punëdhënësit shërbehen punonjësit ose në çdo objekt dhe kopsht tjetër ku ofrohet ky shërbimi ; qoftë nëse mysafirët u shërbehen katerignu – nëse shërbimi ofrohet direkt për klientin; qoftë kur mysafirët konsumojnë pije në bare, kafene, kafiteri, pabe, taverna, kantina, disko, klube, lundra, bastore, salla për koktej apo ndonjë strukturë dhe kopsht tjetër ku ofrohet shërbimi i tillë.
  • Personat juridikë dhe ndërmarrësit e përmendur në pikën 1 të këtij vendimi mund të vazhdojnë të ofrojnë shërbime ushqimore dhe pije me organizimin e një shërbimi të dërgesës ose përmes një sporteli pa hyrjen e personave të cilëve iu ofrohet shërbimi në këto objekte.
  • Personat juridikë dhe sipërmarrësit (punëdhënësit) që ofrojnë shërbime në veprimtaritë dhe mënyrën e përmendur në pikën. 1. dhe 2. të këtij vendimi janë të obliguar t’i zbatojnë të gjitha masat parandaluese me ndikim në sigurinë dhe shëndetin e punonjësve dhe përdoruesve të shërbimeve, dhe veçanërisht ato që lidhen me parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive COVID-19 të shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, dhe për këtë qëllim, të miratojë një plan specifik për zbatimin e masave, i cili është pjesë përbërëse e aktit të vlerësimit të rrezikut, të lëshuar në përputhje me ligjin dhe rregullat në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Zbatimi i masave të parashikuara në këtë vendim do të vazhdojë për sa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Republikën e Serbisë, dmth derisa të vazhdojë rreziku i përhapjes së sëmundjes infektive COVID-19 të shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2.
  1. Me qëllim të eliminimit dhe të parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektive Covid-19 dhe për të mbrojtur popullsinë nga sëmundja, ndalohet lëvizja në vendet publike, përkatësisht jashtë banesava, hapësirave dhe objekteve të banimit në objektet banesore dhe jashtë shtëpive familjare, edhe atë;
    • а) • personave mbi 65 vjeç ose më të vjetër – në vendbanime me më shumë se 5000 banorë;
  • b)personave të moshës 70 e më vite shumë – në vendbanimet me më shum se 5000 banorë.
  1. I ndalohet të gjithë personave dalja nga banesat, sipërfaqeve dhe objekteve për banim në ndërtesat banesore dhe jashtë shtëpive (familjare), gjat kohës prej orës 17 deri 5.
  2. Ndalohen të gjitha tubimet dhe qëndrimet në ambiente të hapura (parqet e qytetit, terene të sportit dhe të fëmijëve dhe sipërfaqe tjera publike;
  3. Është e lejuar nxjerrja e kafshëve shtëpiake në shetitje çdo ditë në periudhën prej orës 20.00 deri në orën 21.00, në kohzgjatje maksimale prej 20 minutave dhe më së largu 200 (dyqind) metra nga vendqëndrimi i lajmëruar (shtëpia ose banesa). Shetitja nuk guxon të kryhet në grupe.

Konkluzioni hyn në fuqi diton e miratimit, dhe do të publikohet në internet faqen e komunës Bujanocit dhe në tabelën për shpallje të komunës Bujanocit.

Konkluzioni t’i dërgohet:
1. Drejtoratit për punë të inspekcionit të Administratës komunale;
2. Drejtoratit për situata të jashtëzakonshme në Vranjë;
3. Zyrës për mbrojtje dhe shpëtim;
4.Arkivit dhe Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme

Komandant i Shtabit,
Shaip Kamberi