Home SPORT Juventus lë pas Interin, dy pikë larg kreut

Juventus lë pas Interin, dy pikë larg kreut

76
0
SHARE

 Juventus ka shënuar fitore të thellë në xhiron e 20-të të Serie duke lënë pas skuadrën e Interit për herë të parë këtë sezon.

Bianconerrët si mysafirë kanë shkatërruar skuadrën e Udineses duke e mposhtur me rezultat 4-0, në saje të dy golave të Pablo Dybalas, një të Samir Khediras dhe të Alex Sandro.

Brenda 45 minutshit të parë skuadra e trajnerit Massimilliano Allegrit e kreu punën duke shënuar katër golat, raporton Telegrafi.

Dybala shënoi golin e parë nga gjuajtja e lirë në minutën e 15-të takimit, përkatësisht të dytin personal në 26-të minutë nga pika e bardhë.

Golin e dytë për juventinët e shënoi mesfushori gjerman, Samir Khedira në të 18-të minutë, kurse serinë e golave në pjesën e parë e mbylli tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Alex Sandro.

Pjesa e dytë duket se ishte sa për formalitet pasi që lojtarët e Juventusit dhe Udineses zhvilluan ndeshjen në mesfushës dhe herë pas here sulmonin portat e ekipeve respektive.

Kështu, kampionët italian arritën fitoren me rezultat 4-0, përkatësisht ky ishte triumfi i dhjetë radhazi për skuadrën e Juventusit.

Vlen të theksohet se skuadra vendase mbeti pa një lojtar përgjatë 65 minutave të takimit kur Danillo u përjashtua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në pozitën e dytë të renditjes tabelore italiane me 42 pikë, përkatësisht ka dy pikë më shumë se Interi dhe po aq më pak se lideri, Napoli.