Home SPORT Juve mbetet tabu për Mario Balotellin

Juve mbetet tabu për Mario Balotellin

124
0
SHARE

Përballjet me Juventusin janë një mallkim për Mario Balotelli. Sulmuesi 23-vjecar I cili që kur është transferuar te Milani nuk ka luajtur në asnjë sfidë ndaj bardhezinjëve sipas të gjitha gjasave do të mungojë edhe në takimin e kësaj të diele. Sipas raportimeve të mediave italiane Supermario nuk është aspak mirë, pasi dëmtimi që ka pësuar në shpatull vazhdon ta shqetësojë atë. Balotelli nuk mori pjesë as në stërvitjen e kësaj të premteje, dhe nuk I mbetet gjë tjetër vecse ta shohë edhe njëherë tjetër nga tribuna ndeshjen përballë Juventusit. Shanset që sulmuesi I kombëtares Italiane të zbresë në fushë janë pothuajse minimale për të mos thënë zero. Pra pak fjalë ndeshjet me Juventusin mund të cilësohen si një mallkim për Mario Balotelli.

Në dy takimet e para përballë piemontezëve që kur është transferuar te Milani, Balotelli ka munguar për shkak pezullimi. Në ndeshjen e parë kundër skuadrës së Antonio Conte që u luajt në 21 Prill të 2013, 23-vjecari mungoi për shkak të kartonit të kuq që mori në takimin me Fiorentinës. Ndërsa gjatë këtij sezoni Supermario mungoi në takimin e fazës së parë pasi u duhej të plotësonte dënimin prej tre ndeshjesh që i dha federata Italiane, pas kartonit të kuq që mori në sfidën me Napolin. Me shumë mundësi zëvendësuesi i Balotelli në sfidën ndaj kampionëve të Italisë do të jetë Giampaolo Pazzini.

 

LEAVE A REPLY