Home Aktuale Jonuz Musliu: Selia e RTSHL do të jetë në Preshevë

Jonuz Musliu: Selia e RTSHL do të jetë në Preshevë

148
0
SHARE

17 marsi cilësohet si datë e veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës,pasi është marrë vendim mjaft i rëndësishëm mbi themelimin e Radio Televizionit Shqiptar në Luginë ka thënë kështu në programin e paradites në Radio Televizionin Presheva kryetari i KKSH Jonuz Musliu.

Kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu 17 marsin e cilëson si datë të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës,pasi në këtë datë është marrë vendimi për themelimin e Radio Televizionit Shqiptarë në Luginë.
Ky vendim është marrë pasi Mediat janë duke shkuar drejt privatizimit dhe në Luginë rrezikohet informimi në gjuhën shqipe. Sipas Musliut kjo është një sfidë përballë qeverisë e cila po tenton të ngulfat informimin në gjuhën shqipe,kur dihet se me privatizimin është e vështirë të mbijetojnë për shkak të ekonomisë së dobët. Kryetari i KKSH Jonuz Musliu në programin e paradites në RTP tha se deri tek akti i themelimit të RTSHL erdhi pasi u pa qartë tek sekretari për informim erdhi me tendencë për privatizimin e medieve publike. Më tej Musliu shtoi se për këtë iniciativë ai ka pasur mbështetjen edhe nga dy kryetarët e komunave. Pas marrjes së vendimit ,tani më është caktuar edhe selia e këtij mediumi. Afati i fundit për privatizimin e medieve publike ne Serbi është deri më 30 qershor të këtij viti. /Lugina Press/