Home Aktuale Jeton Ismaili: Përfaqësimi në parlamentin republikan ka një rëndësi të madhe për...

Jeton Ismaili: Përfaqësimi në parlamentin republikan ka një rëndësi të madhe për Luginën

208
0
SHARE

Gazetari i njohur nga Bujanoci Jeton Ismaili sot ka dhënë nënshkrimin e tij për të përkrahur  listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare.

Ismaili  pas nënshkrimit ka postuar një foto në facebook të cilës ia ka bashkangjiur një status ku shihet se  ka përkrahur Listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare.

Në vazhdim ju sjellim postimin e tij të plotë:

Në përkrahje të Listës së përbashkët për zgjedhjet parlamentare

Përfaqësimi në parlamentin republikan ka një rëndësi të madhe për Luginën.
Meqë Tirana zyrtare është garancë e Marrëveshjes së përbashkët, ndoshta ka ardhur koha të bëhemi edhe pjesë e qeverisë.
Nuk i dihet…