Gazetari i njohur Jeton Ismaili ka vlerësuar lartë punën dhe veprën e kryetarit të Preshevës njëherit dhe kryetar i APN-së Shqiprim Arifi duke e cilësuar ate si fitues zgjedhor dhe fitues moral!
Në një shkrim të postuar në profilin e tij në facebok të titullar “Edhe t’ fikëm edhe t’koritëm” mes tjerash ka thënë se kryetari i komunës së Preshevës dhe i APN-së, Shqiprim Arifi, sonte i dha goditjen e fundit kundërshtarëve politik.
Në vazhdim ju sjellim shkrimin e tij të plotë:
Edhe t’ fikëm edhe t’koritëm
Pas fitores bindëse në zgjedhjet e fundit, kryetari i komunës së Preshevës dhe i APN-së, Shqiprim Arifi, sonte i dha goditjen e fundit kundërshtarëve politikë.
Është krejtësisht koti sajimi i termave zgjedhor “ i pa përcaktuar “.
Këshilltarët e KK të Preshevës mund të votojnë çka të donë, madje tërë natën mund ta bëjnë këtë, por nuk ka Gjykatë në rruzullin tokësor që këtë votë e kthen në të “ vlevshme “.
Korija e madhe në Preshevë sonte ishte gjetja e “ qimeve në ve “.
Disa këshilltarë po mendojnë se kutia e votimit është Fontanë dëshirash “.
Kjo i bie sikur këtë të diele nuk jeni të knaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkoni zgjedhje secilën të diele derisa të mendoni se mund të fitoni.
Por kjo në demokraci nuk është e mundur.
PDSH dhe PVD duhet ta gjejnë fajtorin te vetja e tyre, te këshilltarët e vet, e jo të bëjnë cirk në Kuvend.
Ka qenë një film njëherë : “ Lopovi su medju nama “.
Deri atëherë, Shqiprim Arifi është kryetar i pakontestuar i Preshevës.
Për mendimin tim fitues zgjedhor dhe fitues moral!