Home Aktuale Jepet premeira e filmit “Shpresa e Humbur” të regjisorit Valton Jakupi(video&foto)

Jepet premeira e filmit “Shpresa e Humbur” të regjisorit Valton Jakupi(video&foto)

103
0
SHARE

    Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, në organizim të zyrës  për të rinjë   u dha premiera e filmit dokumentar  të regjisorit dhe aktorit tashmë të njohur Valton Jakupi nga Tërnoci por që jeton dhe vepron në shtetin Zvicerian.

Në preimerën e këtij filmi morrën pjesë kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, kryetari i KKSH-së Shukri Ymeri, deputeti popullor Fatmir Hasani, një pjesë e aktorëve që morrën pjesë në film si dhe shum artëdashës të këtij rajoni.

Në fjalimin e tij kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi vlerësoi punën dhe vepërn e Valton Jakupit që ka dhënë  një pasqyrim real të kohës që ka të bëjë  me migrimin  e shqiptarëve.

Nga ana tjetër edhe aktorët pjesëmarrës të filmit dokumentar”Shpresa e Humbur” kanë thënë se përveç që kanë marrë një eksperiencë të madhe nga regjisori Valton Jakupi kanë arritur dhe të njihen për së afërmi dhe me aktor të mëdhenjë të popullit shqiptar.

” Ndjehem shum krenar dhe një kohësisht është një eskperiencë e madhe që isha pjesë e këtij filmi dokumentar”Shpresa e Humbur” ku u njoha me njerëz të mëdhenjë dhe me vlera të mëdha artistike si për shembull regjisorin Valaton Jakupi, aktori e madhë të popullit shqiptar Cuna Lajçi” u shpreh Osman Tahiri nga Kërçova.

E  Begzad Abdullahu tha se të bashkëpunosh me një regjisor siç është  Valton Jakupi  është një punë e madhe.

” Valton Jakupi  është një regjisorë por edhe aktor i famshëm i cili nga dita në ditë po fiton hapësirë dhe autoritet  të madhë. Është një mjeshtër i vërtet sepse trajton motivin e plagës më të rëndë të shoqërisë shqiptare tha mes tjerash  profesor Begzad Abdullahu  tashmë veteran i arsimit.

Edhe për aktoren Xhemile Pollo ishte një këanësi  që ka qenë  pjesë e projektit të Valtonit.

“Ka qenë kënaqësi dhe nderë për mua që kam luajtur një rol shum domethënës.Bashkëpunimi ka qenë në nivel dhe isha shum e emocionuar kur pash vetën në skenë ndoshta kam ndjerë emocione edhe më të mëdha se atë dit kur janë bërë xhirimet është shprehur me krenari Xhemile Pollo.

Filmin “Shpresa e Humbur” e vlerësun edhe publiku që ishin prezentë në premierë.

Regjisori  Valton Jakupi duke falënderuar zyrën për të rinjë në Bujanoc për organizimin e premierës lavdëroi dhe punën dhe elanin që kanë patur aktorët në film.

Në këtë film bëhet fjalë për tre  gjeneratat në mërgim. Gjeneratën prej viteve 1973, rrugëtimin dhe vështërsit e tyre drejt emigrimit, gjeneratën e mesme që emigruan për shkaqet politike dhe ekonomike si dhe për gjeneraten e re qe sote nje numer i madhe i të rinjëve Tërnocas studijojn dhe janë   në pozita të larta në disa shtete Europiane. E  regjisori Valton Jakupi sqaroi se pse kishte zgjdhur pikërisht këtë temë.

“Tema e migrimit është një temë globale tek shqiptarët, është një temë e ndjeshme e dhimbshme  dhe qëllimi ka qenë që rinia të shiqoj se gurbeti nuk është ashtu siç e mendojnë por është i vështirë dhe më mirë është të jetojnë në vendlindje se sa të bredhin rrugëve të europoës”  theksoi regjisori Jakupi.

Regjisori Valton Jakupi përveç filmit doumentar “Shpresa e Humbur” ka realizuar dhe shum projekte të tjera që kanë të bëjnë më kinematografinë e që janë çfaqur  nëpër vende të ndryshme evropiane. Jakupi në projektet e tij çdo herë ka afruar të rinjë shqiptar me qëllim të integrimit të tyrë nëpër institucionet zvicerane  por me porsoinë që ta ruajnë    indentitetin e tyre./Lugina Press/

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=j1wmETC23Yo  ” width=”560″ height=”315″]