Home LAJME Jep dorëheqje trajneri i Sigal Prishtinës

Jep dorëheqje trajneri i Sigal Prishtinës

196
0
SHARE

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak, tashmë edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga klubi, lajmi është konfirmuar edhe nga kryesia e klubit.

Para pak çastesh raportuam se trajneri turk do të japë dorëheqje sot dhe për këtë nuk ju gënjyem. Tani, çdo gjë është bërë zyrtare dhe lajmin e kanë konfirmuar edhe kryesia e klubit përmes një komunikate në faqen e tyre në Facebook. Ju ftojmë ta lexoni këtë komunikatë në vazhdim:

“Të nderuar,

Ju njoftojmë se sapo na erdhi vendimi i kryejtranerit të deritashëm, Ceyhun Cabadak, i cili na njoftoj për dorëheqjen e tij si kryetrajner i KB SIGAL Prishtina.

Vendimi i tij, sado i papritur në këtë pjesë të sezonit, në mënyrë konsesuale është pranuar edhe nga bordi i KB SIGAL Prishtina, pasi që ishte edhe vendim dhe kërkesë personale e trajnerit.

KB SIGAL Prishtina dëshiron ta falënderoj trajnerin Ceyhun Cabadak për përkushtimin e tij maksimal në arritjen e objektivave të Klubit tonë.

Cabadak filloj aventurën e tij në KB SIGAL Prishtina duke fituar Superkupën e Kosovës dhe në krye të tij, Klubi ynë momentalisht gjendet në pozitën e parë në Ligën e Kosovës si dhe në pozitën e dytë në Ligën Ballkanike.

Trajneri Cabadak gjithsesi do të mbetet si pjesë e historisë së Klubit tonë, duke qenë trajneri i parë që debutoj në garat ndërkombëtare dhe atë me fitore në një terren mjaft të vështirë si ai i Kumanovës.

KB SIGAL Prishtina dhe lojtarët i dëshirojnë trajnerit suksese në të ardhmen e tij.

Faleminderit Cabadak!”.

LEAVE A REPLY