Home Aktuale Jashari: Duke u frikësuar se amaneti i të rënëve po shkon...

Jashari: Duke u frikësuar se amaneti i të rënëve po shkon në dëm, u kyqa në politikë

6
0
SHARE

Naim Jashri  njëri nga kandiadatët për këshilltar të mundshëm në asamblen komunale të Preshevës nga rradhët e PDSH-së në profilin e tij në facebook ka shkruar se  nuk kërkoj votë për vete, po kërkoj votë për PDSH-në, ku secili kandidat është më i mirë se tjetri.

Naim Jashari  ishte nga njerëzit e idealit të komunës së Preshevës që u rradhit në mesin e atyre të cilët deshtën të flijohen por edhe të  atyre që u flijuan për vendin e tyre.

Ai në mes tjerash ka shkruar se pas përfundimit të luftës në vitin 2002,kurr nuk e kam menduar që do të futem në botën e politikës, duke menduar që ka shumë njerëz të zot në Luginë që do të kujdeseshin për një jetë më të mirë në tokën tonë. Duke u frikësuar se amaneti i të rënëve dhe lufta jonë për liri po shkon dëm, u rradhita në radhët e PDSH-së.

Në vazhdim ju sjellim shkrimin e tij të plotë:
Shumë vite në politikë e kurrë nuk munda me lyp vot për vete.

Pas përfundimit të luftës në vitin 2002,kurr nuk e kam menduar që do të futem në botën e politikës, duke menduar që ka shumë njerëz të zot në Luginë që do të kujdeseshin për një jetë më të mirë në tokën tonë. Duke u frikësuar se amaneti i të rënëve dhe lufta jonë për liri po shkon dëm, u rradhita në radhët e PDSH-së.
Parti kjo që vazhdoj ta përkrahë edhe sot.
E di që nuk jemi të pagabueshëm, por jemi më të mirët në Luginë, e që po përmirësohemi vazhdimisht.
Andaj edhe sot nuk kërkoj votë për vete, po kërkoj votë për PDSH-në, ku secili kandidat është më i mirë se tjetri.
Janë njerëz të ri e me plot vizion, të dijshëm, përgjegjës për obligimet që marrin,që e dojnë vendin e vet.
PËR PRESHEVËN SHQIPTARE voto 2