Home SPORT “Januzaj i ngarkuar me presion nga Kosova”

“Januzaj i ngarkuar me presion nga Kosova”

68
0
SHARE

Gazeta e njohur britanike, Daily Mail, shkruan se futbollisti i ri i Manchester Unitedit është ngarkuar shumë me faktin që nuk është paraqitur në ndeshjen e parë të Kosovës.

Manchester United ka brengë se talenti i tyre shqiptar, Adnan Januzaj mund të përjetojë një “djegie” nëse nuk trajtohet si duhet deri në fund të stinorit, raporton ‘Daily Mail’.

Megjithatë, gazeta londineze në këtë drejtim raporton se ka diçka që e ndërlidh atë me Kosovën dhe ndeshjen e saj të parë me Haitin.

“Ka pasur teori që ka qarkulluar se Januzaj mund të ketë ndjerë shumë presionin nga organizatat në Kosovë, të cilat i kanë kërkuar të zgjedh se për cilën kombëtare do të luaj”, transmeton ‘Sporti1’.

Mungesa e tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Olympiakosit i ka hapur shumë rrugë spekulimeve, njëra ndër to është ndërlidhur edhe me Kosovën. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY