Home LAJME Jankullovska: Pesë policë të vrarë, mbi 30 të plagosur

Jankullovska: Pesë policë të vrarë, mbi 30 të plagosur

117
0
SHARE

Ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, në konferencën për media njoftoi për bilancin e përleshjeve të sotme në Kumanovë, me ç’rast theksoi se nga radhët e MPB-së kanë mbetur të vrarë pesë policë derisa mbi 30-të kanë mbetur të plagosur.

Jankullovska u shpreh se MPB-ja nuk ka informata për civilë të plagosur, ndërsa shtoi ka viktima edhe nga ana e grupit te armatosur por se nuk e din numrin e saktë të tyre. Sipas saj bëhet fjalë për persona nga vendi dhe shtetet fqinje.

Në foton që shihni janë tre nga policët e vrarë. Bëhet fjalë për Zharko Kuzmanovski nga Bërvenica, i moshës 32-vjeçare; Sasho Samojilovski nga Tetova, gjithashtu 32 vjeçar; si dhe 28-vjeçari Nenad Serafimovski nga Zubovca e Gostivarit.