Home Aktuale Jakup Krasniqi ndihet i tradhtuar nga Mustafa dhe Haradinaj

Jakup Krasniqi ndihet i tradhtuar nga Mustafa dhe Haradinaj

145
0
SHARE

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën dhe ish – kryeparlamentari Jakup Krasniqi, po ndihet i tradhtuar nga dy partnerët e tij të koalicionit Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

Ai, këto deklarata i ka thënë për KosovaPress, pak minuta para se Isa Mustafa të lidh koalicion me Hashim Thaçin.

Megjithëse marrëveshja është lidhur në parim, nuk dihet se ende se kush do t’i bashkohet kësaj qeverisje. Pyetja shkon edhe për deputetin e Nismës, Jakup Krasniqin, por as ai vet nuk e dinë, pa e biseduar këtë me partinë e tij.

Krasniqi, ka thënë për KosovaPress, se nuk mund të thotë asgjë, pa vendimin e subjektit.

“Ne do ta bisedojmë me Nismën dhe do ta shikojmë. Vendimi duhet të jetë i subjektit e pastaj e kqyrim. Un për vete e kam të qartë, por megjithatë nuk do të them asgjë pa biseduar me organet e Nismës”, ka thënë Krasniqi për KosovaPress.

Megjithëse vendimet dhe qëndrimet e partisë Nisma do të qartësohen më vonë, Krasniqi në anën tjetër thotë që partnerët e tij nuk e mbajtën fjalën.

Jakup Krasniqi, thotë se të jenë munduar që të bëjnë një marrëveshje të qëndrueshme dhe të besueshme, por që veprimet e dy partnerëve të tij, Mustafës dhe Haradinajt, po e shtyjnë të mendojnë se në Kosovë është krijuar një praktik e ligë.

“Unë krejt çka kam të them, ishte një përpjekje për të bërë thjesht një marrëveshje të besueshme me subjektet politike, dhe ajo nuk është arritur, dhe realisht po krijohet një praktik e ligë në Kosovë, se askush nuk po e mbanë fjalën dhe kjo nuk mund të prodhojë një qeverisje vërtet të mirë që i duhet vendit. Thjesht po shikohen vetëm interesat individuale dhe jo interesat e vendit”, ka thënë Krasniqi.

Ish – kryeparlamentari, ka pohuar se gjatë kësaj jave, kur edhe do të mbahet mbledhja e kryesisë së Nisma-s dhe e Këshillit Kombëtarë, do të marrin një vendim se çfarë do të ndodhë më tutje.