Home Aktuale Jakup Krasniqi: Mjaftë rrahët gjoks se jeni baballarët e UÇK’së

Jakup Krasniqi: Mjaftë rrahët gjoks se jeni baballarët e UÇK’së

89
0
SHARE

Qe 15 vjet dikush rreh gjoks së është baba i UÇK-së, por i bien ndërmend për ish ushtarët e UÇK-së, vetëm një herë në katër vite. Kështu tha Jakup Krasniqi, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, e cila themeloi Këshillin Iniciues në qytetin e Vushtrrisë.

Në tubimin themelues të Këshillit Iniciues të Nismës për Kosovën në qytetin e Vushtrrisë, përveç Fatmir Limajt –kryetar i këtij subjekti politik dhe Jakup Krasniqit- kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ishin të pranishëm një numër i madh i qytetarëve që iu bashkëngjitën Nismës.

Në fjalën e tij, Krasniqi, uroi themelimin e Nismës në Vushtrri, duke thënë se Nisma dëshiron të ec me kohën dhe të vjen me kohën.

“Jemi këtu për ndryshimin që do ta bëjmë që bashku me ju. Nisma kërkon nga ju që të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Qe 15 vjet dikush rreh gjoks së është baba i UÇK-së, por i bien ndërmend për ish ushtarët e UÇK-së, vetëm një herë në katër vite. Ndërsa, ne do të mendojmë për ta çdo orë e çdo ditë”, tha Krasniqi, raporton portali Veriu.info.

Ndërsa, Kryetari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Nisma nuk ka dashur emra të mëdhenj të politikës, por njerëz të mëdhenj, të cilët kanë bërë projekte për vendin e tyre.

“Sot ekipi i Nismës për Vushtrrinë është një ndër ekipet më të mira. Kjo tregon që ne ju japin hapësirë njerëzve që nuk iu kanë jep partitë e tjera politike. Nisma do të jetë befasia që po vjen. Sot kemi ardhur në situatë, kur babai dhe nëna gëzohen kur e çojnë djalin jashtë vendin. Ka ardhur koha, kur duhet t’i thuhet stop mashtruesve”, tha Limaj.

Në fjalë rasti e mbajti edhe kryetari i Nisma për Kosovën në Vushtrri, Nehat Maxhuni, i cili tha se Vushtrria ka pasur nevojë për një përfaqësim të ri.

“Sot po fillojmë Nismën për Vushtrrinë. Vushtrria qe 15 vite nuk po mund ta kthejë namin që e ka pasur. Ne do t’i kthehemi vlerave, ndërsa atë që e kritikoni te të tjerët, nuk do ta gjeni te ne”, ka thënë Maxhuni, duke i ftuar vushtrriasit që t’i bashkohen Nismës.