Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka vendosur që të heq dorë nga mandati i deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Burime të Gazetës Tribuna bëjnë të ditur se Krasniqi për këtë vendim e ka njoftuar edhe administratën e Kuvendit.
“Nuk dihet arsyet që kanë shtyrë atë që ta lërë pozitën e deputetit. Mirëpo, atij si ish kryetar i Kuvendit i takojnë beneficionet”, ka thënë ky burim i gazetës.
Jakup Krasniqi ishte zgjedhur deputet në zgjedhje e fundit nacionale të mbajtura me 8 qershor të vitit të kaluar, si kandidat i Nismës për Kosovën